Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Bramertz ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Beograd se i superkërkuari Ratko Mlladic fshihet në Serbi.

“Ende nuk kam ndonjë arsye që të besoj se ai është jashtë Serbisë”, ka pohuar Bramertz.

Kryeprokurori ka bërë të ditur se ndaj gjeneralit serb është ngritur një aktpadi e re, në mënyrë që të përshpejtohet gjykimi i tij në rast se arrestohet.

Mes 11 akuzave që rëndojnë ndaj ish-komandantit të trupave ushtarake serbe, i cili vazhdon të jetojë në arrati, janë edhe ato për krime lufte dhe genocid.

Vizita e Bramertz në Beograd vjen në një moment kur ai po harton një raport për ta paraqitur në qershor përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Top Channel