Epidemia në Ballsh, shkak uji i pijshëm

12/05/2010 17:15

Hetimi epidemiologjik dhe analizat laboratorike konfirmojnë se epidemia në Ballsh ka ndodhur për shkak të Bashkimit të ujit të pijshëm me ujërat zeza.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësise, Pëllumb Pipero nuk bëhet fjalë as për dizanteri apo tifo por për një virus që ka ndotur ujin e pijshëm.

Pipero deklaron se ujësjellësi i Ballshit është hapur gjatë pasdites së të martës ndërkohë që është dyfishuar doza e klorit. Ndërkohe në spitalin e Ballshit ka me dhjetëra raste qe paraqiten per te marre ndihme mjekësore.Nuk mungojne raste edhe ne disa fshatra përreth.

Që nga mbasditja e të merkures ujesjellesi i Ballshit eshte hapur nderkohe qe eshte dyfishuar doza e klorit.Pipero u ben apel qytetarëve të mos ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujesjellesit pasi me temperaturat e larta qe po afrojne kjo situate mund te perseritet.

Top Channel