Filipine, zgjedhjet, vriten 5 persona
09/05/2010 14:45
Pesë persona janë ekzekutuar në Filipine, në vigjilie të zgjedhjeve për presidentin e ri, 250 deputetëve dhe 12 senatorëve.
Në ishullin e Panay janë ekzekutuar 3 truproja të një kandidati.
Edhe në ishullin e Mindanao kanë humbur jetën dy truproje të një kandidati pas një përleshjeje me armë zjarri me shoqëruesit e një tjetër kandidati.
Të dyshuar si rebelë komunistë kanë bllokuar në Panay makinat e votimit elektronik duke djegur pesë prej tyre.
Top Channel