Kryetari PLD-së Spartak Ngjela i ka bërë thirrje presidentit të Republikës t’i japë zgjidhje krizës politike që ka përfshirë vendin.
Duke folur në protestën e opozitës, pasditën e sotme, Ngjela theksoi se 9 maji do të jetë një ditë e rëndësishme për demonstrimin e opozitës.
“I drejtohem presidentit të Republikës duke i kërkuar të marrë funksionin e tij të krytarit të shtetit dhe t’i japë zgjidhje kërkesës për liri që i kërkon populli i tij. Kush nuk bën detyrën e tij, kush fshihet është ai që ka vjedhur dhe shkatërruar vendin”, deklaroi Ngjela.
“Data 9 maj do jetë një tjetër ditë e fuqishme e shqiptarëve që kërkojnë solidaritet kombëtar dhe liri që është shkallmuar nga manipulimi i votave tuaja. Kemi 200 njerëz që po na mësojnë një gjë: që nuk është e lehtë të fitosh lirinë”, shtoi Ngjela.
Top Channel