Britani, të gjelbrit për herë të parë në Parlament
07/05/2010 08:05
Për herë të parë ka hyrë në Parlamentin britanik “Green Party”, ose partia e te gjelberve.
Subjekti në fjalë ka fituar një vend përmes zgjedhjes së djeshme në Brajton të lideres së partisë, Caroline Lucas.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave nuk ka kaluar pa probleme. Një bombë e vendosur në bordin e një makine të parkuar përpara një qëndre zgjedhore në Derri të Irlandës së Veriut është caktivizuar nga policia.
Për pasojë operacioni i numërimit të fletëve të votimit është pezulluar për disa orë. Zona në fjalë u izolua përkohësisht dhe më pas u hap sërish.
Top Channel