Tkurren paratë e emigrantëve

06/05/2010 15:45

Familjet shqiptare duhet të jenë tepër vigjilentë ndaj zhvillimeve të krizës ekonomike në vendet ku ndodhen shumica të afërmve të tyre emigrantë.

Në raportin e saj te fundit për stabilitetin financiar, Banka e Shqipërise veren se dergesat e emigranteve kane lidhje te drejpërdrejt me punësimin.

Rritja  e papunësisë  ne vendet e Europës është reflektuar drejtpërsedrejti dhe në renien e të ardhurave nga emigracioni. Ne kushtet kur në Shqipëri më shume se 60 përqind e të ardhurave nga emigrantet përdoret nga familjet për konsum, rritja e papunësise ne vendet me emigracion te larte  te shqiptareve si ne Itali dhe Greqi, jep ndikim te padeshiruar dhe te rende ne buxhetet e tyre.

Gjate vitit 2009, sipas te dhenave zyrtare, te ardhurat nga emigracioni rane me 6.39 perqind krahasuar me nje vit me pare. Fatkeqësisht Komisioni Europian ka parashikuar qe edhe gjate vitit 2010, papunesia ne vendet europiane do te  vazhdoje te rritet, ajo  mund te filloje te ulet vetem pas vitit 2011.

Banka e Shqiperise veren ne analizen e saj te fundit se dergesat nga emigrantet mund te ulen edhe per shkak se bankat e vendeve ku ndodhen emigrantet do te rrisin oferten e tyre per te rritur depozitat. E per pasoje parate qe do te mund te vinin ne Shqiperi do te qendrojne si kursimeve ne vendet ku emigrantet jane, keshtu qe edhe pas rimekembjes ekonomike te ketyre vendeve, familjet shqiptare do te vuajne mungesen e parave nga emigracioni.

Ndaj banka e Shqipërise keshillon te gjitha familjet shqiptare qe te perpiqen te sigurojne burime te tjera financimi para se kjo renie e dergesave nga emigracioni te reflektojë renien e konsumit te tyre. Banka mendon se edhe pse ekonomia nderkombetare e vecanerisht ajo europiane, ka nisur te rimekembet, efekt pozitive ne famijet shqiptare do te ndihet vetem ne pjesen  e dyte te ketij viti, pas vendosjes në një gjendje më të stabilizuar të ekonomisë greke, si edhe pas ndikimit sezonal të turizmit.

Top Channel