Rriten kreditë e këqija

06/05/2010 16:00

Kreditë e pashlyera kanë vazhduar të rriten edhe gjatë këtij fillim viti. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se në tremujorin e parë të këtij viti kreditë e këqija në banka u rritën me 1.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajt tetor-dhjetor te vitit te kaluar dhe 4  për qind me shume  krahasuar me me fillimin e 2009-es.

Sipas Bankës aktualisht kreditë e pashlyera në banka jane rreth 49 miliardë lekë ose afro 490 milionë dollarë duke zënë rreth 11.46 perqind te totalit te gjithe kredive.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009, kur kreditë e këqija ishin 31 miliardë lekë, ato janë ne vlere me rreth me 58 për qind.

Në dy vitet e fundit që përkojnë edhe me goditjen e ekonomisë nga kriza botërore, kreditë e pashlyera në banka gati janë trefishuar. Në këtë situatë Banka e Shqipërisë ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë të papërdorura si garanci për humbjet financiare që mund të vijnë nga kreditë e këqija.

Sipas të dhënave zyrtare, këto fonde garancie krahasuar me tremujorin e parë të vititi 2008 janë rritur me 2.3 herë. Kreditë e këqija vec gjendjes financiare të bankave, pengojnë kreditimin e ekonomisë. Për të qenë të sigurta bankat detyrohen që të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci dhe vec kësaj, humbjet nga kreditë e pashlyera i bëjnë ato që të rrisin interesat e kredive për biznesin dhe individët.  

Top Channel