Ruci: Vrasja e Xhindit, politike

02/05/2010 11:15

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci ka marrë pjesë sot në përvjetorin e parë të vrasjes së ish deputetit Fatmir Xhindi.

Ai u ekzekutua plot një vit më parë në Roskovec të Fierit nga persona endë të panjohur dhe për arsye të paditura. Ndërkohë që organet kompetente nuk kanë publikuar asnjë pistë konkrete për vrasjen e ish deputetit, Ruci hodhi akuzën e vrasjes për motive politike.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se në kërkesat e opozitës në protestën që po zhvillohet në Tiranë, është edhe ajo e zbardhjes së vrasjes së Fatmir Xhindit.

Top Channel