Ruci: Nuk na ndalojnë dot fjalën e lirë

15/04/2010 18:30

Me maska të zeza në gojë deputetët socialistë mbajtën një minutë heshtje për dhunën që po ushtrohet ndaj fjalës së lirë.

“Kjo mazhorancë vendosi t’i mbyllë gojën opozitës dhe ky është një dënim që bëhet ndaj nesh. Kjo është një arsye më shumë për të protestuar në 30 prill”, u shpreh kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Sipas tij opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë dhe për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është futur.

Pas kësaj proteste, si reagim pas vendimit të Byrosë së kuvendit për ndëshkimin e deputetit Taulant Balla dhe tërheqjes së vemendjes për kolegun e tij Sajmir Tahiri, deputetet u larguan nga hyrja qendrore e salles se parlamentit.

Top Channel