Tiranë, vdes në atentat 36 vjecari

31/03/2010 00:55

Një i ri është vrarë me armë zjarri pasi u qellua katër herë në trup dhe në kokë, përpara “Hotel Diplomat” në Tiranë. (UPDATE)

Atentati ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta të së martës, kur persona ende të paidentifikuar janë afruar automjetit dhe kanë qëlluar mbi drejtuesin me armë zjarri të tipit pistoletë katër herë.

Duke menduar se e kanë vrarë janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Spartak Canaj 36 vjec është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës nga persona që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai nuk ka mundur të jetojë pasi plaget e marra i kishin kapur arteriet kryesore të gjakut.

Policia tha se ende nuk ka identifikuar autorët e kësaj vrasjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA