Fëmijët pëlqejnë perimet e ziera

31/03/2010 10:15

Doni që fëmijët tuaj të hanë sa më shumë perime? Mjafton që të jenë të ziera dhe më ngjyrë jo të errët.

Sipas një studimi, që femijët të hanë shëndetshëm, nuk duhet thjesht që perimet të skuqen. Gertrude Zeinstraa nga “Division of Human Nutrition” ka dalë në këtë përfundim. Sipas revistës “Food Quality and Preference”, në studim kanë marrë pjesë fëmijë të grupmoshës 4-6, 7-8 dhe 11-12 vjec, por edhe të rritur 18-25 vjec.

Të miturit dhe fëmijët u janë nënshtruar provave gjatë një ekskursioni turistik duke iu propozuar lloje te ndryshme perimesh, të pjekura në mënyra të ndryshme. Cuditërisht ata kanë pëlqyer perimet e ziera dhe jo ato të skuqura.

Gjithashtu ka rënë në sy se janë pëlqyer më shumë perimet pa shumë aksesorë mbështetës aromatikë. Gjithashtu ata kanë preferuar perime me ngjyra të celura dhe jo shumë të errëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA