Kinë, masakër në një shkollë fillore

23/03/2010 08:00

Momente frike në një shkollë fillore në lindje të Kinës, ku një përson i armatosur me armë të ftohtë ka vrarë tetë fëmijë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kineze, sipas të cilave personi në fjalë hyri me forcë në shkollë dhe përvec 8 të vrarëve plagosi edhe 5 fëmijë të tjerë.

Burimet saktësojnë se autori i masakrës është një ish-mjek 40 vjecar, që vuan nga probleme mendore dhe që është arrestuar nga policia.

Top Channel