Google, Kina: Transferimi i trafikut, vendim i gabuar

23/03/2010 00:30

Ka ardhur i menjëhershem reagimi i autoriteteve kineze ndaj Google pas njoftimit të kompanisë “Mountain View”, për transferimin e trafikut nga Kina në Hong Kong.

“Vendimi i Google për transferimin e trafikut në Hong Kong është një vendim i gabuar që shkel një garanci të nënshkruar mes kompanisë dhe Kinës”, thuhet në deklaratën e Pekinit zyrtar, cituar prej agjencisë së lajmeve vendase “Xinhua”.

Ndërkohë, pas vendimit të Google, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë që ka shprehur zhgënjimin e saj për mosarritjen e një marrëveshje mes motorit të kërkimit dhe Kinës.

“Jemi të zhgënjyer që nuk u arrit një marrëveshje mes Kinës dhe Google që do t’i lejonte kompanisë vazhdimin e aktivitetit të saj në Kinë”, thuhet në deklaratën e Uashingtonit.

Google njoftoi ditën e hënë transferimin e trafikut drejt Hong Kongut duke ofruar për vendin komunist shërbime vetëm në fushën e shit-blerjeve për të shmangur censurën kineze.  

Top Channel