Fier, komisionerët në gjyq

23/03/2010 15:25

Komisionerët të majtë dhe të djathtë të komunës Portëz në Fier dolën para trupit gjykues në Fier për t’ju përgjigjur akuzës për braktisje të detyrës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Komisionerët iu bashkuan protestës së banoreve te komunes te cilet kerkonin ndertimin e nje rruge ose perndryshe do te bllokonin procesin zgjedhor. Sot është mbajtur seanca e parë për komisionerët dhe me kerkese të mbrojtjes cështja u shty deri në datën një prill për shkak se avokatët kërkuan të njihen me dokumentacionin.

Komisionerët rrezikojnë të dënohen me gjobë sipas kodit zgjedhor. Në 28 qershor në komunën Portez të Fierit nuk u hap asnjë qendër votimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA