Sarkozy, shënohet “viktima” e parë ë humbjes

22/03/2010 19:25

Viktima e parë e humbjes së të djathtës qeveritare në zgjedhjet rajonale të Francës është Xavier Darcos, ministër i Punës.

Burime pranë pallatit Elize bëjnë të ditur se Darcos është zëvendësuar nga ministri aktual i Bilancit, Eric Ëoerth. Në vend të këtij të fundit është vendosur Francois Baroin, saktësojnë burimet.

Të reja vijnë edhe nga Dominique de Villepin, i cili ka njoftuar krijimin e një partie të re me hyrjen e Georges Tron.

Top Channel