Obama: Treguam se mund të bëjme gjëra të mëdha

22/03/2010 10:05

Pas miratimit përfundimtar të reformës shëndetësore që mori edhe votat e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti amerikan Barack Obama ka folur me tone entuziaste ne Kongres.

“I treguam botës se jemi ende një popull në gjendje për të bërë gjëra të mëdha”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke falënderuar kryetaren e Kongresit, Nancy Pelosi.

Reforma e ideuar nga administrata Obama mori 219 vota pro dhe 212 kundër, ku ata që bënë diferencen ishin kongresmenët kundër abortit, të cilët arritën një marrëveshje me presidentin. Tashmë Obama duhet të miratojë një ligj që vendos kufinj për cëahtjen e shumëdiskutuar të abortit.

Top Channel