Islandë, intensifikohet lëvizja e vullkanit

22/03/2010 19:05

Autoritetet lokale në Islandë kanë deklaruar se levizja e vullkanit që nisi ditën e djeshme në jug të vendit ka dhënë shenja intensifikimi.

“Policia ka rritur mbikëqyrjen në të gjithë zonën përreth akullnajave të Ejafjallajokullit dhe Myrdalsjokullit për shkak të rritjes së intensitetit të vullkanit”, kanë sqaruar autoritetet.

Ato kanë shtuar se llava që ka dalë po shtrihet në drejtim të këtyre akullnajave. Për këtë arsye ditën e djeshme u evakuan 600 persona.

Top Channel