Francë, Sarkozy humb zgjedhjet

22/03/2010 13:00

Edhe raundi i dyte i zgjedhjeve lokale në France është fituar nga socialistët. Votimi ishte një humbje shume e thellë për Partine e presidentit Nicolas Sarkozy.

Pjesëmarrja në votime ishte rreth 51 përqind e francezëve me të drejtë vote. Socialistët do të kontrollojnë 22 nga 26 rajonet e vendit dhe territoreve që ka Franca.

Kryeministri e quajti zhgënjyes rezultatin por tha se reformat ekonomike ishin të nevojshme për të paguar për stilin e jetës së francezëve.

Kreu i shtetit,  sot ka diskutuar lidhur me “ndryshime teknike” në qeverinë e kryeministrit pas rezultateve të dobëta të partisë së tyre, UMP, në zgjedhjet rajonale.
 
Këto votime janë parë si test i fundit i popullaritetit të presidentit Sarkozy para zgjedhjeve presidenciale të parapara për vitin 2012.

Top Channel