Të huajt më të zgjuar se italianet

21/03/2010 18:15

Megjithë fobinë që po kërkohet të mbillet ndaj të huajve, një sondazh i Ministrisë së Arsimit në Itali tregon se jane nxënësit e huaj ata që kanë rezultatet më të mira në mësime.

Sondazhi u krye duke analizuar rezultatet e nxënësve të huaj dhe duke i krahasuar ato me rezultatet e nxënësve italiane.

Rezulatet më të mira prej të huajve arsyetohen në raportin e Ministrisë së Arsimit në Itali me faktin e angazhimit më të madh prej tyre për të carë në jetë.

Italia numëron afro 630 mijë nxënës të huaj, mes të cilëve 82 mijë janë shqiptarë.

Top Channel