Lidhjet e paligjshme, Dollapi pakt me policinë

20/03/2010 16:00

Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Seit Dollapi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj me qëllim që aksionet e ndërmarrjes së Ujësjellësit për prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet të mbështeten nga forca të policisë në rast nevoje.

Përvec se i amortizuar rrjeti i ujësjellësit është dëmtuar edhe nga lidhjet e paligjshme që bëjnë qytetarët duke u furnizuar me uje pa lidhur kontratë me ujësjellësin dhe pa paguar detyrimet ndaj tij.

Shpesh here kur është tentuar ndërprerja e këtyre lidhjeve është hasur në rezistencën e qytetarëve që abuzojnë. Me mbështetjen e policisë askush nuk mund të bëjë me rezistencë për ndërprerjen e këtyre lidhjeve.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA