Turqi, grushti i shtetit, edhe 28 në pranga

18/03/2010 18:00

Të paktën 28 persona, mes të cilëve ushtarakë në detyrë dhe në pension, janë arrestuar sot nga policia turke në një operacion të gjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave arrestimet janë kryer në kuadër të operacioni “Ergenekon”, i cili shmangu para pak kohësh një grusht shteti.

Sipas të njëjtave burime, arrestimet u kryen në tetë qytete të ndryshme. Personat e ndaluar i përkasin një organizate sekrete nacionaliste, që tentoi të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Erdogan.

Top Channel