Tajlandë, protestuesit: Dialogu i pamundur

18/03/2010 17:50

Liderët e “këmishëve të kuqe” në Tajlandë, të cilët po protestojnë prej 7 ditësh, kanë refuzuar apelin për dialog të bërë nga kryeministri Vejajiva.

Një nga liderët e protestuesve ka deklaruar se bisedimet janë të pamundura derisa kryeministri nuk do të marrë vendimin për shkrirjen e Parlamentit.

“Këmishët e kuqe” do të vijojnë protestat e tyre, që ditët e fundit janë karakterizuar nga spërkatja me gjak e selisë së qeverise.

Top Channel