Sondazhi: Obama një zhgënjim

18/03/2010 02:15

Vazhdon rënien e lirë popullariteti i presidentit amerikan Barak Obama. Sipas sondazhit më të fundit të Gallup, besnikët e presidentit janë reduktuar në vetëm 46 përqind të amerikanëve.

Gjithashtu në sondazh konstatohet se 8 në 10 amerikanë prisnin prej presidentit të tyre një përqëndrim më të madh në politikat mjedisore, ndërsa sot vetëm 52 përqind besojnë ende tek këto politika.

E njëjta gjë edhe ne fushën energjitike. Në 2009-ën 72 përqind besonin në një kthim në prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndërsa sot vetëm 43 përqind besojnë ende tek to.

Top Channel