SHBA, “Jihad Jane”: Jam e pafajshme

18/03/2010 20:40

“Jam e pafajshme”. Kështu ka deklaruar në shfaqjen e parë përpara trupit gjykues “Jihad Jane”.

Bëhet fjalë për gruan 46 vjecare që u inkriminua për terrorizëm nga gjyqtarët e Filadelfias.

Ajo u akuzua se mori pjesë në një komplot për të vrarë autorin suedez të karikaturave mbi profetin Muhamed.

Top Channel