Papa: Ndërmarrjet të investojnë në ekonominë reale

18/03/2010 13:20

Papa Benedikti XVI ka kërkuar të investohet në ekonominë reale dhe jo në tregjet financiare, si një zgjidhje për nxjerrjen e botës nga kriza ku është përfshirë.

“Për të dalë nga kriza ekonomiko-financiare që ka goditur të gjithë botën është e rëndësishme të dish të mundësh atë mentalitet individualist dhe materialist, që sugjeron të largohen investimet nga ekonomia reale për të privilegjuar impenjimin e kapitaleve në tregjet financiare, për të pasur rendimente më të lehta e më të shpejta”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Deklaratat e tij janë bërë mëngjesin e sotëm në Vatikan.

Top Channel