Pakistan, vritet një drejtues i lartë i Al Kaedas

18/03/2010 01:35

Një drejtues i lartë i Al Kaedas mbeti i vrarë në Pakistan si pasojë e një sulmi me raketa të ndërmarrë prej forcave ajrore amerikane.

Lajmi u konfirmua edhe prej shtabit të marinsave amerikanë në Afganistan. Sipas tyre nga sulmi gjeti vdekjen Husein al Jemeni i cili dyshohet si organizatori i atentatit të agjentit të dyfishtë jordanez, ku gjetën vdekjen 7 agjentë të CIA-s.

Njoftimi erdhi pak kohë pas publikimit të raportit të kreut të CIA-s, Leon Paneta i cili deklaroi se organizata terroriste Al Kaeda tashmë ndodhej pa udhëheqje.

Top Channel