Obama shtyn në qershor vizitën në Azi

18/03/2010 19:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka shtyrë për në qershor udhëtimin e tij ne Indonezi dhe Australi, që duhet të fillonte ditën e diel.

Obama ka vendosur të qëndrojë në Uashington për të ndjekur votimin final në Kongres për reformën në shëndetësi.

Vizita në Azi ishte programuar për më 18 mars, por vështirësitë e ndeshura në Kongres për miratimin e reformës historike, bënë që ajo të shtyhet për herë të dytë, pas shtyrjes për më 21 mars.

Top Channel