Kleriku musliman, thirrje për xhihad kundër SHBA

18/03/2010 04:40

Në një video që qarkullon së fundmi në internet, kleriku musliman i lindur në Amerikë, Anuar al Aulaki bën thirrje për xhihad ndaj Amerikës.

“Me pushtimin e Irakut, me dhunën dhe agresivitetin e Amerikës kunder muslimaneve, unë nuk mund të isha një musliman i mirë dhe të jetoja në amerikë. Arrita një përfundim se xhihadi ndaj Amerikës po më thërret mua, ashtu sic do musliman tjetër”, thuhet ne videon e shpërndare prej Anuar Al Aulaki.

Al Aulaki konsiderohet një klerik me mjaft influencë në botën muslimane. Ai mendohet se fshihet në Jemen nën mbrojtjen e familjes së tij.

Top Channel