Iran, centrali i Bushehrit, gati në verë

18/03/2010 16:40

Centrali bërthamor i ndërtuar nga rusët në Bushehr, në jug të Iranit, pritet të jetë aktiv këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri rus Vladimir Putin, i cili do të presë nesër në Moskë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, takimi do të zhvillohet në një rezidencë jashtë Moskës.

Top Channel