Irak, zgjedhjet, al Maliki në avantazh

18/03/2010 22:25

Kur janë numëruar më shumë se 90 përqind të fletëve te votimit kryeministri Al Maliki ndodhet në epërsi ndaj rivalit të tij Ayad Allaui.

Sipas shifrave të shpërndara prej komisionit elektoral Nuri al Maliki ndodhet në avantazh prej 40 mijë votash, kur ende kanë mbetur vetëm 10 përqind të fletëve të votimit për t’u hedhur.

Vetëm 24 orë më parë lideri opozitar dhe ish kryeministri i vendit Allaui ndodhej në diferencë të vogël prej 9 mijë votash prej Al Malikit.

Top Channel