Eshton në Rripin e Gazës, për krizën në rajon

18/03/2010 12:30

Ne Rripin e Gazes pritet të shkojë edhe kryediplomatja e Bashkimit Europian, baronesha Kethrin Eshton, e cila do diskutojë cështjet që lidhen me krizën më të fundit të krijuar në rajon.

Më herët ajo u takua me presidentin izraelit Shimon Perez, i cili tha se politika e jashtme e Izraelit për ndërtimet ne Jeruzalem nuk duhet të ndryshojë.

“Për 40 vjet ndiqet i njejti model per ndertimet qe jane kryesisht hebraike Nuk ndërtojmë më në zona ku ka arabë. Kjo është bërë nga të gjithë qeveritë tona dhe nuk është penguar as nga palestinezët”, u shpreh Perez.

Nga ana e saj Eshton theksoi se ndodhet atje për dy qëllime; së pari për të mbështetur procesin e paqes dhe së dyti të shohë marrëdhëniet dypalëshe, sidomos në aspektin ekonomik.

Eshton do të takohet më vonë edhe me udhëheqësit palestinezë.

Top Channel