CIA: Al Kaeda pa udhëheqje

18/03/2010 00:00

Sipas Agjencisë së Inteligjencës amerikane CIA, organizata terroriste e krijuar prej Osama Bin Laden ndodhet pa udhëheqës.

“Al Kaeda ndodhet pa lidership. Të gjithë krerët e saj ose jetojnë të fshehur nga frika se mos kapen ose jane vrarë”, deklaroi shefi i CIA-s Leon Paneta ne nje raport per suksesin e operacioneve ant-terrorizëm të agjencisë që udhëheq.

Sipas Panetas operacionet e ndërmarra në Afganistan dhe Pakistan janë më agresivet në gjithë historinë e CIA-s.

Top Channel