Carmatimi, SHBA: Pranë marrëveshjes me Rusinë

18/03/2010 08:30

Moska dhe Uashingtoni janë një hap larg marrëveshjes për carmatimin bërthamor.

Ështe optimist zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns.

Ai ka folur pak para nisjes së Hillary Clinton për në Moskë, ku është në program një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Nuk e di akoma se kur do të mbërrijmë, por po i afrohemi. Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje”, tha Burns.

Top Channel