Carmatimi, Rusia: Në prag të marrëveshjes

18/03/2010 18:30

Moska zyrtare ka deklaruar se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për traktatin e ri të carmatimit bërthamor pothuajse është arritur.

Ndërkohë, më e kujdesshme është treguar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka nënvizuar se janë bërë “progrese të rëndësishme”.

Duke folur pas takimit me homologun rus Lavrov, Clinton ka shtuar se pret që një marrëveshje finale mbi traktatin e carmatimit të mund të arrihet sa më shpejt.

Top Channel