Arrestimi i këngëtarit shkakton protesta të dhunshme

18/03/2010 03:50

Arrestimi i një këngëtari të muzikës hip-hop në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar protesta të dhunshme prej të rinjve vendas.

Manifestimet nisën kur këngëtari i njohur më emrin “Jub Jub”, doli para gjykatës nën akuzën e aksidentimit dhe vrasjes së katër fëmijëve javën e shkuar.

Autoritetet vëndase përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit, të cilët dogjën disa makina e thyen disa dyqane.

Top Channel