Al Kaeda: Xhihad kundër kryqëzorëve

18/03/2010 17:10

T’i kundërvihemi luftës së kryqëzorëve perëndimorë. Është ky apeli i bërë përmes një videoje nga dega e Al Kaedës në Magrebin islamik.

Pamjet filmike, sipas ekspertëve, mund të konfirmojnë se ka një kre të ri në kryë të grupit, që mban peng dy persona nga vendet perëndimore.

“Një plan i dhunshëm i realizuar nga SHBA dhe Evropa po merr formë, i cili ka si objektiv të krijojë tensione mes nesh dhe të na detyrojë të luftojmë njëri-tjetrin”, është shprehur në video Abou Obeida Youcef.

Top Channel