Afganistani, KS diskuton dosjen e Ki Moon

18/03/2010 16:55

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet sot në Nju Jork për të ekzaminuar një raport mbi Afganistanin, te hartuar nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon.

Në raport rekomandohet mes të tjerash zgjatja për 12 muaj të tjerë të mandatit të misionit te Kombeve të Bashkuara në Kabul.

Gjithashtu, në të nënvizohet se 3 muajt e ardhshëm, gjatë të cilëve do të zhvillohet Asambleja e Paqes, një Konferencë Ndërkombëtare dhe zgjedhje legjislative mund të vlerësohen si thelbësore për sovranitetin real të Afganistanit.

Top Channel