Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas pakistanezë dhe një grua rumune, në lidhje me kërkesën për shpërblim me kusht lirimin e vogëlushit britanik Sahil Saeed.
Sahil, 5 vjec, u rrëmbye nga shtëpia e gjyshes së tij me 3 mars ne Pakistan dhe u lirua 13 ditë më vonë.
Mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen autoriteteve policore spanjolle, bejne te ditur se arrestimet u kryen në Tarragona dhe se hetimet mbi cështjen vazhdojnë.
Kthimi i Sahil në Britani është organizuar nga Komisioni i larte i Mbretërisë së Bashkuar në Pakistan.
Vogëlushi u rrëmbye kur nje grup personash hynë me forcë në shtëpinë e gjyshes së tij, ku po kalonte pushimet bashkë me familjen.
Top Channel