Ekspozitë fotografie ne Torino

17/03/2010 16:30

“Shikimi mbi tjetrin”, është titulli i një studimi të kryer nga një grup sociologësh dhe antropologësh italianë të cilët kanë vënë lenten zmadhuese mbi menyrën se si fotoreporterët kanë pasqyruar emigracionin në Itali gjatë 30 vjeteve të fundit.

Me rastin e dhënies së rezultateve të ketij studimi në Torino u hap një ekspozitë fotografike, e cila përshkon këndveshtrimet e fotografëve mbi emigrantët, ngjyrimet që ata i kanë dhënë kopertinave të revistave kur protagonistët kanë qenë të huaj, të ardhur nga vende të largëta apo të afërta.

Nje ndër kapitujt e studimit dhe një pjesë e ekspozitës i kushtohet emigracionit shqiptar në Itali, kryesisht eksodit të vitit 1991. Autorë nga më të njohurit apo fotografë më modeste, nuk kanë  fiksuar thjesht një cast, por një ngjarje që ka hyrë në historinë e Italisë. Eksodi shqiptar është kthyer në një simbol me fuqi të madhe vizuale, turmat dhe portretet lënë ende mbresa të forta.

Këtë herë fotografia është mjeti për të njohur emigrantët dhe për të vlerësuar se si informacioni i përcjell ata, shpesh pa u thelluar e duke u bazuar tek stereotipet.

Top Channel