Dorezohen amendamentet per draftin e PS

13/03/2010 08:20

Menjehere pas deklarates se drejtorit te Komisionit Europian per Ballkanin Perendimor, mazhoranca ka dorezuar ne sekretarine e Kuvendit amendamentet e saj per draftin e paraqitur nga opozita, ne lidhje me ndryshimin e ligjit per komisionet hetimore.

Burime nga grupi parlamentar i Partise Demokratike kane pohuar se nisma ligjore e demokrateve eshte dorezuar, por nuk behen te ditura detajet e draftit qe tashme jane ne doren e Kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Anetare te rendesishem te Komisionit te Ligjeve, deputete te PD-se, i thane “Shqip”-it se, “nuk ishin ne dijeni te detajeve te amendamenteve”, por vetem kane deklaruar se shkresa eshte dorezuar ne oret e pasdites ne sekretarine e Kryesise se Kuvendit.

Misteri qendron ne piken se a jane keto amendamente vazhdim i vijes politike te shpallur ne dy mbledhjet e fundit, ku mazhoranca e rrezon ne thelb projektin e opozites dhe kerkon zvogelimin e pushtetit te komisionit hetimor, apo ka nje reflektim nga ana e deputeteve te PD-se.

Nje burim ne seline blu beri te ditur se ekziston edhe varianti per kerkesen per interpretim nga Komisioni i Venecias.

Te henen e ardhshme mblidhet Komisioni i Ligjeve, ku pritet te diskutoje ne parim ne lidhje me draftin e PS-se dhe vetem te marten do te nise diskutimi nen per nen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA