Islandezet ne menyre derrmuese kane votuar ne nje referendum kunder rimbursimit nga qeveria te disa bankave britanike e holandeze qe falimentuan ne kete vend gjate krizes se madhe vitin e kaluar.
Sipas nje marreveshjeje, qeveria islandeze duhet te paguante nje borxh prej 5 miliard dollaresh, por qeveria e ndodhur para presioneve te instituteve nderkombetare per rimbursimin nga ana e qeverise islandeze dhe publikut vendas per refuzimin e rimbursimit qeveria islandeze vendosi gjate 2009-es mbajtjen e nje referendumi, duke i lene keshtu dore te lire popullit islandez te vendoste ne lidhje me te.
Sipas eksperteve vendas nese rimbursimi do te behej, pavaresisht afateve te tij kohore, do te sillte rrenim te ekonomise vendase e prekur butesisht prej krizes financiare globale.
Top Channel