Ukraine, parlamenti shkrin qeverine Timoshenko

03/03/2010 14:35

Parlamenti i Ukraines ka shkrire qeverine e drejtuar nga Julia Timoshenko pas humbjes se saj ne zgjedhjet presidenciale te fituara nga Viktor Janukovic.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverise se Timoshenkos ka marre 243 vota pro. Ky ishte akti i fundit i nje periudhe te shkuter qe u mendua si nje revolucion i vertete per Ukrainen. 5 vjet me pare, Timoshenko bashke me Viktor Jushcenko-n udhehoqi revolucionin portokalli qe simbolizonte ndarjen perfundimtare nga varesia lindore e Rusise dhe orientimin drejt perendimit.

Por ne largesine e 5 viteve duket qarte se influenca e Moskes ne Kiev vazhdon te jete e madhe.

Top Channel