SHBA, 1000 raketa Pakistanit

03/03/2010 00:25

Shtete e Bashkuara te Amerikes njoftuan nje dergese prej 1 mije raketash brenda nje muaji per ushtrine pakistaneze si ndihme per te luftuar rebelet afgane ne kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Sipas lajmit te publikuar nga autoritetet e aeronautikes se Shteteve te Bashkuara kerkesa eshte derguar nga Islamabadi, i cili eshte shprehur i gatshem per blerjen e tyre. Gjithashtu Pakistani do te furnizohet edhe me aksesore te tjere ushtarake, te dobishem ne luften kunder talebaneve.

Uashingtoni me pare kishte njoftuar nje program trajnimi per ushtrine pakistaneze, si dhe dergimin e disa avioneve te rinj luftarake te tipit F-16 ne Pakistan.

Top Channel