Mrekulli ne Kili, nxirren 79 persona rrenojat

03/03/2010 10:45

Mrekulli ne Kili ku 79 persona jane nxjerre te gjalle nga rrenojat qe shkaktoi termeti 8.8 ballesh.

Te mbijetuarit u nxorren te gjalle nga rrenojat e nje ndertese ne qytetin e Concepcion, kater dite pas lekundjeve te fuqishme te tokes. Pallati i rrezuar quhej Alto Rio, ku zjarrefikesit kane punuar dite e nate per te nxjerre njerezit e bllokuar bashke me 7 viktima.

Nderkohe, nje fizikant nga Bolivia leshon alarmin per nje termet tjeter te fuqishem ne zonat veriore te Kilit, ne Arika dhe Ikuike.

Fizikanti Edson Burgoa ka vene re nje “boshllek sizmik” mes ketyre dy qyteteve qe mund te shkaktoje nje tjeter termet me permasa katastrofike, por ai nuk ka dhene asnje date se kur mund te ndodhe nje gje e tille.

Top Channel