Venezuela kunder gjyqtarit spanjoll

02/03/2010 02:20

Venezuela ka hedhur poshte pretendimet e ngritura nga nje gjykates spanjoll i cili akuzoi autoritetet e Karakasit se kane vendosur ne nje post publik nje eksponent te ETA-s, por rezident ne vendin amerikano latin.

Ne nje deklarate leshuar prej saj ministria e Jashtme venezueliane i cilesoi si te papranueshme dhe tendencioze akuzat e gjyqtarit Eloy Velasco.

Deklaratat e magjistratit spanjoll erdhen pas perfundimit te gjyqit ndaj eksponentit te ETA-s, ku ai u shpall fajtor.

Top Channel