Pakistan, inkriminohen per terrorizem 5 amerikane

02/03/2010 13:50

Nje gjykate pakistaneze ka inkriminuar sot me akuzen e terrorizmit pese shtetas amerikane, te arrestuar ne dhjetor ne Sargodha, pas dyshimeve per lidhje me Al Kaeden.

Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare nga Islamabadi, sipas te cilave pese te pandehurit, me origjine pakistaneze por lindur dhe rritur ne Amerike, akuzohen edhe per planifikim te sulmeve.

Seanca e ardhshme e procesit ndaj ketyre personave, te cilet u gjeten ne Pakistan pasi prinderit e tyre ne SHBA i kishin shpallur te zhdukur, eshte caktuar per me 10 mars.

Top Channel