Kreu i Hamas, Dubai kerkon ndihmen e FBI-se

02/03/2010 14:35

Policia e Dubait ka kerkuar bashkepunimin e FBI-se per hetimet mbi vrasjen e kreut te Hamas, Mahmud al Mahboub, me 19 janar.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja “The National”, sipas te ciles 13 nga 27 te dyshuarit e identifikuar nga policia kane perdorur nje Mastercard te leshuar nga “MetaBank” ne Ajoua, per te blere bileta ajrore dhe per te prenotuar dhomat e hotelit.

Nderkohe, do te jete me e veshtire per izraelitet me nenshtetesi te dyfishte per te marre nje vize hyrese per ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel