Brazil, grabitet banka me arme, 8 te vdekur

02/03/2010 22:40

Tete persona kane gjetur vdekjen dhe kater te tjere kane mbetur te plagosur nga nje grabitje me arme ne nje banke ne verilindje te Brazilit.

Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Santa Luiz do Parua ne shtetin e Maranhao ku nje grup grabitesish te armatosur kane hyre ne institutin financiar ku ndodheshin edhe shume kliente.

Pas dhenies se alarmit autorietet braziliane rrethuan banken dhe per me shume se nje ore u kane bere thirrje grabitesve per t’u dorezuar. Por thirrjet e policise nuk kane shmangur perplasjen me arme mes tyre dhe grabitesve, cka ka shkaktuar vdekjen e 7 prej keqberesve dhe 1 punonjesi te bankes.

Top Channel