Ukraine, te merkuren votebesimi per Timoshenkon
01/03/2010 11:55
Pasi humbi ne perballjen direkte per zgjedhjet presidenciale perballe filo-rusit Janukovic, kryeministrja Julia Timoshenko mund te humbase edhe kontrollin e ekzekutivit.
Diten e merkure, qeveria e kryeministres se Kievit do votebesohet ne parlament (Rada) pas nje takimi me fraksione te ndryshme politike ne vend.
Lajmi behet i ditur ne nje dite qe presidenti i ri Janukovic ka mberritur ne Bruksel per te takuar kreret me te larte te Bashkimit Europian. Ishte partia e tij qe gjate diteve te shkuara paraqiti kerkesen per votebesimin e qeverise.
Top Channel