Turqi, dy ushtarake te tjere para gjykatesve

01/03/2010 11:40

Nje gjykate ne Stamboll ka akuzuar dje ne mbremje edhe dy eksponente te ushtrise si pjesemarres ne komplotin e deshtuar per rrezimin e pushtetit.

Ata akuzohen se ne vitin 2003 kishin planifikuar rrezimin e Partise per Drejtesi dhe Zhvillim (AKP). Lajmin e bejne te ditur mediat turke, sipas te cilave, dy te akuzuarit jane vetem nje pjese e te arrestuarve diten e premte ne mbare vendin.

Emrat e tyre jane, koloneli Huseyin Ozcoban dhe togeri Yusuf Kelleli. Nga ana tjeter, ushtria ka reaguar duke e cilesuar presionin e qeverise si te paprecedente, duke paralajmeruar tensionimin e situates ne vend.  

Top Channel